Galliani-Moratti, "luftë" për arbitrat
Zakonisht të hënave marrin jetë polemikat në Serinë A. Ka qenë Administratori i Deleguar i Milanit, Adriano Galliani, shumë më i qetë se një javë më parë, që nuk nguroi t’i kujtonte presidentit të Interit, Massimo Moratti, dy episodet në favor të zikaltërve gjatë derbit. Më pas Galiani e ka ftuar presidentin zikaltër të ruajë qetësinë.

"Nuk më pëlqen t’i komentoj debatet ndërmjet Interit dhe Juves, them vetëm se gjatë derbit ne u penalizuam nga vendimet arbitrare dhe sërish nuk e ngritëm zërin. Mos harroni se kundër Interit na është mohuar një gol dhe një penallti. Tani është bërë zakon që të gjithë të ankohen, por askush nuk flet kur fitojnë. Nuk shikoj asnjë mënyrë për ta zgjidhur këtë problem, sepse arbritrat gabojnë. Vjet kundër Juventusit na u mohua një gol i pastër. Ne bëmë gjithë atë rrëmujë, por nuk e tepruam kaq shumë sa Interi", është shprehur numri dy i kuqezinjëve.


Nuk ka munguar reagimi i bosit zikaltër kundrejt Gallianit teksa ka thënë: "Deklarata e Gallianit? As më intereson fare. Pastaj, kujt i bëhet vonë se çfarë thotë Galiani?!". /albeu.com/
Shtuar më 20/11/2012, ora 15:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori