Galliani në sulm: Ose unë, ose Barbara
Pas krizës së rezultateve të Milanit të Allegrit fshihet diçka më të thellë që po zhvillohet brenda shoqërisë kuqezi. Pavarësisht prezencës së tyre krah për krah të mërkurën në mbrëmjen në "Camp Nou", nuk është një mister që mes Adriano Gallianit dhe Barbara Berlusconit nuk ka marrëdhënie aspak të mira: Lady B do të rinovojë stafin drejtues të Milan duke futur emra të lidhur me botën kuqezi si Paolo Maldini dhe Demetrio Albertini, duke kërkuar edhe një ndryshim të folozofisë.

Dhe atëherë Galliani, siç raporton "Tuttosport", ka vendosur të mos qëndrojë duarkryq dhe ti kërkojë presidentit Silvio Berlusconi të mbajë qëndrim rreth këtyre zhvillimeve: të ritregojë besimin ndaj tij ose ta largojë.

Gallini do të vazhdojë të jetë njeriu i fortë i Milan, pa ndërhyrjet e Barbaras, ose do të largohet. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2013, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori