Galliani: Oliver është një idiot, nuk kupton filozofinë e futbollit
Pëlqej
Ish-nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani, e ka kritikuar ashpër arbitrin anglez, Michael Oliver për, siç ka thënë ai, penalltinë qesharake të akorduar në favor të Real Madridit kundër Juventusit në çerekfinale të Champions Leagues.

Madje, Galliani ka shkuar edhe më larg duke e quajtur idiot anglezin.

“Juventusi e meritoi të fitonte kundër Realit”, ka thënë Galliani për Corriere della Sera.

“Penalltia ishte e diskutueshme, plus përjashtimi i Buffonit ishte qesharak. Kjo tregoi se gjyqtari nuk kuptonte nga filozofia e futbollit. Si përfundim: gjyqtari u tregua idiot”, shtoi ai. /albeu.com/

Shtuar më 18/04/2018, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori