Galliani: Pato e Robinho duan të ikin
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Disfata me Romën ndërpreu momentin e mirë të Milanit që në pushimet e festave duhet të qartësojë idetë dhe korrigjojë gabimet e shumta që u panë në Olimpico. Adriano Galliani gjithsesi beson ende se skuadra ka mundësinë për të arritur një nga vendet që garantojnë pjesëmarrjen në Champions League.

"Ndaj Romës bëmë shumë gabime por dhe krijuam shumë. Gabuam më shumë se sa duhet në mbrojtje, duhet të kërkojmë të eleminojmë problemin e golave të pësuar nga goditjet standart. Kemi pësuar plot 14 të tillë.për sa i përket objektivave më shumë se sa vendin e tretë në klasifikim shikojmë të dytin", tha numri dy i Milan.

Gjithsesi dhe në sfidën me Romën Galliani përpiqet të shikojë aspektet pozitive, sic ishte për të paraqitja e Bojan.

"Hyri mirë në lojë, është shumë i aftë dhe teknik, për sa i përket aspektit taktik do të diskutojmë me trajnerin".

Mbyllja i dedikohet merkatos, me Gallianin që do të nisët në Brazil ku do të negociojë shitjen e Patos dhe Robinhos për të kënaqur kërkesat e tyre për tu rikthyer në atdhe.

"Udhëtimi në Brazil është programuar prej muajsh. Do të jetë për punë dhe jo për pushime. Ka dy tratativa që po zhvillohen, Për Paton dhe Robinhon, janë vetë futbollistët që kanë kërkuar të largohen. Në rast se ikin unë e di se çfarë do të ndodhë". /albeu.com/
Shtuar më 23/12/2012, ora 17:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori