Galliani pergenjeshtron Berlusconin: Milani nuk eshte ne shitje
Albeu.com
Pas deklaratës së presidentit të Milanit, Silvio Berlusconi, se ai mendon ta shesë Milanin, është Adriano Galliani ai që hedh poshtë këtë deklaratë duke thënë se Milani nuk do të shitet.“Nuk do të ketë shitje të klubit. Tifozët tanë duhet të qëndrojnë pranë kryeministrit Berlusconi. Për 20 vite ne kemi fituar 13 trofe nacionale dhe 13 ndërkombëtare. Milani duhet të vazhdojë në këtë mënyrë, ne jemi liderë në Ligën e Kampionëve dhe jemi liderë në ranglistën e më të mirëve në Evropë pesë vitet e fundit”, u shpreh ai.
Shtuar më 19/05/2010, ora 14:45
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori