Galliani: Transferimi i Ibrahimovic te Milani do të rriste nivelin e ligës
Ish CEO i Milanit, Adriano Galliani beson se Milan duhet të bëj gjithçka për ta kthyer Zlatan Ibrahimovic duke thënë se “çdo yll i këtij niveli kur vjen në Itali rrit vlerën e ligës”.

“Besoj që çdo kampion rrit nivelin e ligës”, ka thënë Galliani.

“Cristiano Ronaldo e rriti menjëherë trendin për ligën italiane, Ibrahimovic do ta bëj të njëjtën gjë”.

“Çdo yll i këtij niveli që vjen në Itali rrit vlerën e ligës. Por, i kam premtuar vetvetes që mos të flas për Milanin, edhe nëse jam tifoz i çmendur i tyre”.

“Jam i lidhur me Ibrahimovic, në ato dy sezone fituam një Ccudetto, një superkupë italiane dhe ishim të dytët në sezonin tjetër”.

“Ibra është një lojtar i jashtëzakonshëm, i cili di ti përmirësojë edhe lojtarët rreth tij”, përfundoi Galliani. /albeu.com/
Shtuar më 22/11/2018, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori