Galliani: Vitin tjetër dua titullin
Administratori i Deleguar i Milan, Adriano Galliani, ka folur për sezonin dhe objektivat e kuqezinjëve në sezonin që vjen. Edhe pse këtë sezon "Djalli" ka bërë një kampionat me ulje-ngritje, duke dalë nga lufta për titull shumë herët, vitin tjetër numri dy i Milan ka objektiva të tjerë.

"Milani është klubi që arkëton më tepër në Itali, por duhet të rritemi akoma më shumë nëse duam të kemi një skuadër kompetitive, si në Itali, ashtu edhe në Europë. Duhet t’u japim "gaz" lojtarëve dhe trajnerit për të siguruar zonën Champions për herën e njëmbëdhjetë në 12 vite. Ky Milan më pëlqen, sepse sivjet kemi bërë gjëra me të vërtetë të bukura. Megjithatë, shpresojmë se vitin që vjen të minimizojmë këtë distancë pikësh me kryesuesen dhe të luftojmë për titullin", është shprehur Adriano Galliani. /albeu.com/



Shtuar më 25/04/2013, ora 17:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori