Gara për Këpucën e Artë, Messi mban 'kurorën' ndërsa Ronaldo i 10-ti
Lionel Messi nuk luajti (për pasojë edhe nuk shënoi dot) në këtë “stacion” të La Liga-s, duke i dhënë mundësinë ndjekësit më të afërt, Kylian Mbappe, që t’i afrohet në garën për “Këpucën e Artë” në kontinent. Sidoqoftë, as talenti francez nuk e gjeti rrugën e rrjetës në transfertën me Lille. Në referencë janë ligat më të mëdha europiane të futbollit, koeficenti i vështirësisë së të cilave është më i madh, konkretisht 2.0.

Sidoqoftë, në renditjen e mëposhtme, që pasqyron situatën aktuale, janë edhe emra të tillë si Mbaye Diagne (Kasımpasa/Galatasaray), apo Luuk de Jong (PSV Eindhoven), golat e të cilëve kanë koefiçent 1.5, në bazë të kampionateve ku luajnë (Turqi dhe Holandë). Kuptohet qartë se Lionel Messi do të kërkojë ta mbrojë kurorën e tij, pas 34 golave të mahnitshëm në sezonin e kaluar, gjë që i mundësoi atij “Këpucën e Artë” të pestë në karrierë, duke parakaluar Cristiano Ronaldon në këtë drejtim, shkruan TS.

Sikurse shihet, kemi tre lojtarë në kuotë të barabartë pikësh në "top 10", që të tre mund të zinin vendin e 10-të (Ronaldo, Aguero dhe Salah), por për arsye klasifikimi pozicionohen si më poshtë (10-12). Ja renditja e “Këpucës së Artë”, e përditësuar më 15 prill 2019:

1. Lionel Messi - Barcelona: 33 x 2.0 (koeficenti) = 66.0 pikë
2. Kylian Mbappe - PSG 27 x 2.0 = 54.0 pikë
3. Fabio Quagliarella - Sampdoria: 22 x 2.0 = 44.0 pikë
4. Robert Lewandowski - Bayern Munich: 21 x 2.0 = 42.0 pikë
5. Krzysztof Piatek - Genoa/AC Milan: 21 x 2.0 = 42.0 pikë
6. Duvan Zapata - Atalanta: 20 x 2.0 = 40.0 pikë
7. Luis Suarez - Barcelona: 20 x 2.0 = 40.0 pikë
8. Mbaye Diagne - Kasımpasa/Galatasaray: 26 x 1.5 = 39.0 pikë
9. Luuk de Jong - PSV Eindhoven: 26 x 1.5 = 39.0 pikë
10. Cristiano Ronaldo - Juventus: 19 x 2.0 = 38.0 pikë
11. Sergio Aguero - Manchester City: 19 x 2.0 = 38.0 pikë
12. Mohamed Salah, Liverpool: 19 x 2.0 = 38.0 pikë
Shtuar më 15/04/2019, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori