Gara për stolin e kombëtares, rriten shancet e Panuçit
Pëlqej
Janë metrat e fundit të “garës”. Luixhi De Kanio dhe Kristian Panuçi po presin prerjen e finishit për të marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare të futbollit.

Java e ardhshme, pritet që të vendosë përfundimisht për pasuesin e Xhani De Biazit. Mëspohet se Panuçi, gjatë ditëve të fundit, ka parakaluar De Kanion dhe është më pranë stolit të kuqezinjve, shkruan "Panorama Sport".

Prej javësh, Federata Shqiptare e Futbollit ka testuar dhe intervistuar një sërë kandidaturash për trajnerin e ri të përfaqësueses së futbollit.

Në listë kanë qenë trajnerë si Klarenc Sedorf, Valter Zenga apo janë vetofruar edhe emra si ai i Zven Goran Erikson. Së fundmi, rrethi i pretendentëve është ngushtuar së tepërmi.

Shtuar më 17/07/2017, ora 10:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori