Gara për Topin e Artë, Virgil van Dijk: Sezonin e kaluar kam qenë më mirë
Gara për Topin e Artë këtë vit pritet të jetë e fortë pasi pretendentët kryesorë kanë aftësi dhe arritje të ndryshme. Madje dhe vetë analistët dhe votuesit për çmimin më prestigjoz për një lojtar futbolli, kanë kriteret e tyre për vlerësimin që do të japin.

Megjithatë mesa duket gara në fund do të zhvillohet mes mbrojtësit të Liverpool Virgin van Dijk dhe Lionel Messit. Të dy kanë pasur një sezon të shkëlqyer me skuadrat e tyre. Holandezi ka fituar Champions League dhe u shpall lojtari i vitit në Premier League. Ai mbajti një rekord që nuk pësoi asnjë driblim gjatë këtij sezoni.

Nga ana tjetër Messi ka shënuar mbi 50 gola për Barcelonën duke u bërë lojtari më i rëndësishëm për ekipin në çdo kompeticion. Por fituesi 5 herë i topit të artë nuk arriti të merrte trofe ndërkombëtarë këtë vit dhe këtu përshihet edhe dështimi në Copa America.

Në lidhje me këtë çështje Van Dijk ka folur për herë të parë për mediat mediat. Ai vlerësoi faktin se njerëzit e konsiderojnë atë si pretendent kryesor dhe shtoi se ka ardhur koha që Topi i Artë të fitohet nga një mbrojtës.

“Është nder që njerëzit flasin për mua në garën për Topin e Artë, por unë nuk kam asgjë në dorë. Nuk e mohoj se kam pasur një sezon të mirë atë të kaluarin, por e vetmja gjë që mund të bëj tani është fokusi në sezonin e ri. E kuptoj faktin se sulmuesit apo numrat ‘10’ fitojnë këto çmime sepse janë më të bukur për t’u parë. Megjithatë, mendoj se ka ardhur koha ta ndryshoj atë”, u shpreh 28-vjeçari.


Shtuar më 21/07/2019, ora 09:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori