Garcia: Inter ka talente, burra me zemër
Pëlqej
Trajneri i Romës as që e mendon të ofrojë një buzëqeshje për kamerat dhe gazetarët, por ai kërkon të ruajë seriozitetin, ashtu sikurse është edhe deklarata e tij pas fitores 0-3 në San Siro përballë Interit, fitorja e shtatë në shtatë ndeshje për verdhekuqtë.

"E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë dhe e tillë ishte, pavarësisht se shifrat 3-0 mund të thonë ndryshe. E vërteta është që ky Inter ka talent dhe për mendimin tim është një skuadër që sivjet mund të pretendojë të konkurrojë me më të mirat. Por unë jam me fat, sepse në skuadër kam burra të vërtetë, që më shumë sesa cilësitë, sivjet po vënë zemrën në fushë, pasi vetëm kështu mund të fitohen 7 ndeshje radhazi në kampionat", është shprehur Rudi Garcia.

Titulli kampion? "Të shohim, pasi është ende shpejt për ta përmendur një fjalë të tillë. Por nëse lideri ynë, kapiteni Toti, do vazhdojë të shprehet në të tilla nivele, asgjë nuk është e pamundur për ne. Ai është pa dyshim një ndër lojtarët më të mëdhenj të historisë së këtij sporti. Urime Totit dhe skuadrës, sepse fitorja në "San Siro" është vetëm meritë e tyre, jo e imja", përfundoi trajneri i Romës. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2013, ora 10:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori