E FUNDIT/ Sherr me armë në Bulqizë, 1 i plagosur
Garcia: Me Tottin, Romë më e fortë
Në San Siro, në 5 tetor, Roma i bëri njerëzit të kuptojnë se ai fillim kampionati me 6 fitore nuk ishte një rastësi, tre gola në pjesën e parë ndaj një Interi që deri në atë moment nuk e njihte disfatën në kampionat, dy prej të cilëve të shënuar nga Francesco Totti, të fundit për kapitenin para dëmtimit. Roma sërish në Milano, riniset nga numri 10. Rudi Garcia nuk e thotë, por e lë të kuptohet.

"Me Francescon jemi më të fortë, edhe pse nuk i ka ende 90 minuta në këmbët e tij, ashtu si dhe Destro. Ka bërë gjithë javën stërvitje, javën e kaluar nuk u fut në fushë por tani duket më gati për të ndihmnuar skuadrën. Gjëja e bukur është se është kthyer, për grupin është më mirë ta ketë pranë kapitenin se sa të jetë pa të", është shprehur trajneri i Romës.

Milani edhe pse vuan në klasifikim, gëzon respektin maksimal nga ana e trajnerit Garcia.

"Të gjithë e dinë që Milani ka lojtarë të nivelit të lartë. Nuk kalohet një grup në Champions pa futbollistë të fortë. E dimë që të luash në shtëpinë e Milanit është akomë më e vështirë, por ne do të shkojmë në Milano për të fituar dhe për të marrë tre pikët, edhe pse do nuk do të jetë e lehtë është kjo ambicia jonë. Milani nuk është vetëm Balotelli dhe Kaka, Balo mund të shënojë në cdo moment ndërsa braziliani është një lojtar i kompletuar, por duhet të bëjmë gjithshka që të mos ju lëmë hapësira këtyre dy futbollistëve. Shpresojmë që të jetë një ndeshje e bukur, që për ne do të thotë të marrim tre pikët", vijoi Garcia.

Tre pikë që do t’i lejonin Romës të mbetej në korsinë e Juventusit.

"Ka folur ndonjë futbollist për titullin? Ne duhet të bëjmë sprintin final me skuadrat favorite që për mua janë Juventus dhe Napoli. Të shohim se cdo të ndodhë, por përse ti japim presion shtesë skuadrës? Duhet të ngjitemi sa më lart të mundemi, dhe ndër pozicionet e larta është dhe vendi i parë. Nuk jemi programuar për këtë, por nuk është e thënë se nuk mund të ndodhë. Janë 23 ndeshje dhe shumë pikë në lojë", përfundoi tekniku verdhekuq.

Garcia evidentoi sui shumë të rëndësishmë fitoren me Fiorentinën mbi të gjitha në aspektin psikologjik, ndërsa për sa i përket mungesë së Pjaniç deklaroi se skuadra nuk do të jetë më e dobët pasi ai që do të thërritet në mision për ta zëvendësuar, me shumë mundësi do të jetë Bradley, do të jetë në lartësinë e duhur. /albeu.com/
Shtuar më 15/12/2013, ora 18:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori