Garcia: Shpejt për të folur për një duel Juve-Roma
Pëlqej
Rudi Garcia nuk e fsheh gëzimin pas fitores në Parma që përveç tre pikëve, i jep Romës një dozë të fortë morali për vazhdimësinë e kampionatit. Kjo skuadër është më e pjekur dhe ndoshta tashmë ka ardhur momenti që verdhekuqtë të ndeshen me armë të barabarta me Juventusin për çështjen e titullit kampion, por tekniku francez kërkon të mbajë me këmbë në tokë skuadrën.

"Jemi vetëm në ndeshjen e katërt të kampionatit dhe nuk mund të flasim për një duel dysh mes nesh dhe Juventusit. Përpara kemi ende edhe shumë ndeshje për të luajtur. Më vjen mirë që Ljajiç gjeti golin sepse ai është një lojtar që do të na ndihmojë shumë. Përgëzoj gjithë lojtarët që zbresin në fushën e lojës. Jam me fat që i drejtoj2, tha Garcia.

"Takimin e zgjidhi Pjaniç me një goditje prej gjeniu. Duhet të shënojmë në mënyra të ndryshme për të gjetur rrugën e rrjetës por u treguam të aftë për ta mbajtur ritmin të lartë dhe sulmuam edhe pas barazimit. Ky është një kampionat më i vështirë se ai i vitit të shkuar sepse ne kemi edhe më shumë ndeshje", vijoi Garcia.

Pas 4 javëve të para, Roma kryeson klasifikimin bashkë me Juventusin me pikë të plota, ndërsa në përballjen e radhës pret të dielën në "Olimpico", Veronan. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2014, ora 11:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori