Pep Guardiola përforcon bindjen që Eric
Garcia do të transferohet te Barcelona.
Trajneri i Manchester City-t, ku luan aktualisht mbrojtësi
spanjoll, deklaroi se 19-vjeçari do të largohet nga klubi në fund të sezonit, pasi ka vendosur të mos e rinovojë kontratën.
Këtë sezon, si rezultat i lëndimeve dhe infektimit me COVID-19, Grcia ka mundur të luajë në vetëm tetë ndeshje, e fundit në FA Cup kundër Cheltenham Town, që u mbyll me fitoren 1-3 të Citizens.
"Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë në fund të afatit kalimtar të janarit. Nuk mendoj se
Garcia do të nënshkruajë një kontratë të re," – deklaroi Pep në lidhje me të ardhmen e mbrojtësit.
Trajneri spanjoll, i cili mban një marrëdhënie shumë të mirë me lojtarin, saktësoi më tej: "Jam i sigurt se ai do të largohet në fund të sezonit. Ndoshta edhe tani, në këtë dritare transferimi, por kjo do të varet nga klubet e tjera (duke iu referuar Barcelonës)."
Në fakt, Bordi Drejtues i klubit "blaugrana", pas takimit me kandidatët për president, vendosi që nuk do të nënshkruajnë me asnjë lojtar gjatë merkatos së janarit.
Shtuar më 25/01/2021,
ora 11:34