Garë e dyfishtë brenda Anglisë për Mahrez
Arsenali dhe Tottenham janë të etur për të luftuar për shërbimet e yllit të Leicester Cityt, Riyad Mahrez.

Anësori algjerian ishte lojtari kryesor kur Leicesteri fitoi titullin kampion para dy sezoneve në kampionatin anglez, Ligën Premier.

Megjithatë, në dy sezonet e fundit Mahrez ka ulur rendimentin e tij duke mos qenë shumë vendimtar me gola dhe asistime.

Por, kjo nuk ka ndalur skuadrat e mëdha evropiane dhe posaqërisht ato angleze të interesohen për shërbimet e tij. Sipas Sunday People, Arsenali dhe Tottenhami do të luftojnë për të nënshkruar në janar me yllin e Leicester Cityt.

Rivalët lokal londinez janë të vendosur për një betejë të re për ta sjell atë në kryeqytetin anglez në fillim të vitit 2018, teksa mendojnë të ofrojnë nga 30 milionë funte për të.

Për Mahrezin në verë ishin shumë të interesuar edhe skuadra italiane, Roma, të cilët e shihnin si zëvendësues të Mohamed Salah, i cili kaloi te Liverpooli. /albeu.com /
Shtuar më 15/10/2017, ora 17:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori