Gareth Bale largohet nga Reali, në ndeshjen ndaj Betis i jep lamtumirën tifozëve
Gareth Bale e mbyll me Realin e Madrdit pas 6 vitesh kur iu bashku verën e viti 2013 nga Tottenhami.

Ai dëshiron të jetë në fushë në takimin me Betis-in, në "Santiago Bernabeu", të dielën më mesditë, për t’u përshëndetur me tifozët e "Los Blancos".

Uellsiani synon të marrë duartrokitjet e fansave të Realit për gjithçka ka dhënë fituar në kryeqytetin spanjoll, ashtu siç ndodhi edhe më 3 shtator të 2013-ës, kur u mirëprit nga 30 mijë tifozë në ditën e prezantimit.

Uellsiani kështu largohet me 13 trofe ku përfshihen 4 Champions League, 1 titull të La Ligas, 1 Kupë të Mbretit, 1 Superkupë të Spanjës, 3 Superkupa të Europës dhe 3 Botërorë Klubesh.

Ndërkohë e ardhmja e Bale mbetet për tu parë por nuk përjashtohet një rikthim në Premier League aty ku kërkohet nga Manchester United. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2019, ora 13:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori