Gareth Bale nuk dëshiron të largohet nga Real Madrid
Përkundër që Real Madridi është i hapur ndaj idesë për ta shitur uellsianin, Gareth Bale nuk dëshiron të largohet nga Santiago Bernabeu pasi që është i lumtur në klub dhe me jetën e tij në kryeqytetin spanjoll.

Bale ndihet shumë i lumtur dhe rehat në Madrid dhe nuk do të largohet përkundër interesimit të disa prej klubeve më të mëdha në Evropë, si Manchester Unitedi dhe Chelsea. Asnjë klub nuk ka bërë ofertë zyrtare për uellsianin, pasi që transferimi i tij do të ishte tejet i komplikuar.

Mediat spanjolle kishin raportuar fillimisht se Bale dhe Real Madridi ishin në diskutime për të ardhmen e futbollistit në klub, megjithatë tani kjo gjë po mohohet dhe thuhet që edhe klubi edhe Bale janë të lumtur me situatën aktuale.

Megjithatë, drejtuesit e “Los Blancos” kanë kërkuar nga Bale që ai ta ngre nivelin e tij të lojës pasi që tani po vjen periudha më vendimtare e sezonit. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2019, ora 17:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori