Gareth Bale, tjetër përplasje me tifozët "Los Blancos" (VIDEO)
Teksa dilte nga stadiumi uellsiani është përballur me disa tifozë madrilenë, të pakënaqur me rendimentin e futbollistit më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

"Corre mas ca...", thërritën tifozët, që në shqip do të thotë "vrapo më shumë", raporton Portali Albeu.

Në pjesën e parë të ndeshjes Bale pati një rast të pastër shënimi por u ndal nga portieri vendas Jan Oblak, ndërsa në pjesën e dytë nuk u pa shumë në fushë megjithëse luajti për 90 minuta. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2015, ora 17:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori