Gareth Bale zyrtarisht në Real Madrid
Përfundon telenovela Bale-Real Madrid. Tashmë është zyrtare se Gareth Bale firmos për Realin e Madridit. Lajmi është bërë i ditur nga klubi madrilen.

Ndërkohë mediat spanjolle kanë njoftuar se Real Madridi dhe Tottenham janë dakorduar për transferimin e uellsianit në “Santiago Bernabeu” ndërsa prezantimi do të bëhet të nesër (e hënë) rreth mesditës.

Në konfirmimin në faqen zyrtare e Realit në internet nuk jepen detaje në lidhje me shifrat e këtij transferimi që mendohet t’i ketë kushtuar klubit spanjoll rreth 91 milionë Euro.

Sulmuesi i “gjelave” do të aktivizohet gjatë gjashtë sezoneve të ardhshme me ekipin mbretëror, ndërsa nuk bëhen me dije detajet e kontratës që do ta lidhë lojtarin me shoqërinë e presidentit Florentino Perez. Gareth Bale u aktivizua për 44 ndeshje sezonin e shkuar në Premier League ku shënoi 26 gola dhe u zgjodh futbollisti më i mirë. 24 vjeçari lindi në Cardiff dhe u formua si futbollist në akademinë e klubit Southampton. Ai u transferua te Tottenham në vitin 2007 dhe pas 6 sezoneve në “Ëhite Heart Lane” largohet me destinacion Madridin ku do të vihet nën urdhrat e Carlo Ancelottit.
Shtuar më 01/09/2013, ora 21:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori