Gary Cahill pranë huazimit deri në fund te sezonit te skuadra e Ranierit
Claudio Ranieri po kërkon me cdo kusht të përfcojë mbrojtjen e Fulhamit gjatë merkatos së janarit. Lajmet e fundit njoftojnë se mbrojtësi Gary Cahill është pranë huazimit deri në fund te skuadra e Fulhamit.

Në fakt lajmi kishte dalë prej kohësh por tani duket më pranë se kurrë. Cahill nuk ka gjetur hapësira në mbrojtje këtë sezon, teksa ardhja në krye e Sarrit te Chelsea ka detyruar 33 vjecarin të ndërrojë skuadër pasi ndihet i pakënaqur te blutë dhe kërkon më shumë minuta.

Ndërkohë ka qënë vetë Claudio Ranieri i cili e ka kërkuar lojtarin me cdo kusht në skaudër teksa Fulhami këtë sezon po lufton për mbijetesë, dhe ardhja në ekip e një mbrojtësi me eksperience te madhe si Cahill do ta ndihmonte shumë ekipin. /alebu.com/


Shtuar më 02/01/2019, ora 15:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori