Gary Neville kritikon pozicionin e Sanchezit: Ja ku duhet të luash kundër Liverpoolit
Legjenda e Manchester Unitedit, Gary Neville e ka kritikuar Alexis Sanchezin. Sipas ish-mbrojtësit, 29-vjeçari duhet të luajë më afër Romelu Lukakus.

“Po, ka qenë zhgënjyes që kur ka ardhur, por Alexis Sanchez duhet të luajë më i avancuar”, tha Neville për Sky Sports.

Kundër Liverpoolit do të dëshiroja ta shohë në thellësi të sulmit sesa të jetë në të njëjtën vijë me Trent Alexander-Arnold.

“Në qoftë se unë do të isha duke luajtur, do ta nxisja kilianin që luajë në rolin edhe më sulmues dhe jo të anësorit”, pohoi Neville./albeu.com/
Shtuar më 10/03/2018, ora 09:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori