Gary Neville: Ku lojtarë bën punën e katër mbrojtësve, më i mirë se Varane dhe Ramos
Sipas Gary Neville qendërmbrojtësi holandez i Liverpool, Virgil Van Dijk, është një nga shtyllat kryesore të skuadrës së Jurgen Klopp,

Neville madje pretendon se "holandezi e meriton të jetë lojtari i vitit".

Ish-lojtari i Manchester United tha për “Sky Sports”: "E kthej mbas karrierën time dhe shoh lojtarë si Stam, Ferdinand, Pallister... Van Dijk i bën të gjithë shokët e tij të ndihen të sigurt. Ai bën punën e katër mbrojtësve.

Mendoj se Sergio Ramos dhe Varane ishin së fundi mbrojtësit më të mirë, por tani nuk ka asnjë dyshim: Van Dijk i tejkalon të gjithë. Zotëron ajrin, mbron mirë, luan shumë mirë me topin. Pa dyshim, ai është lojtari i vitit". /albeu.com/
Shtuar më 08/04/2019, ora 14:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori