Gashi i dërgon një mesazh Zvicrës para ndeshjes
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi ka analizuar gjendjen e Kombëtares në prag të ndeshjes ndaj Zvicrës, Gjatë një interviste për ‘Neue Zürcher Zeitung’ në fokus të bisedës ka qenë sfida e debutimit.

“Për mua ishte e rëndësishme të merrja veten nga dëmtimi që kisha te Basel. Nuk kisha frikë se nuk do të isha në “Euro 2016″, pasi trajneri i di cilësitë e mia. Atij i kam treguar sa vlej në kualifikueset. Tani jam përpara një eksperiencë të re për mua dhe shumë madhore.

Sfida me Zvicrën do të jetë mjaft e veçantë, pasi jam rritur me disa nga futbollistët e kombëtares helvete. Jetoj në Zvicër, shokët janë të tillë, për mua është një ndjenjë që nuk e kisha imagjinuar.

Shqipëria do të ketë një mbështetje shumë të madhe, pasi edhe tifozë nga Amerika do të vijnë për të na mbështetur. Kjo është e jashtëzakonshme”, – përfundon Gashi.
Shtuar më 09/06/2016, ora 17:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori