Gashi: Ja me sa pikë e kalojmë grupin në "Euro 2016"
Shkëlzen Gashin e pret një sfidë me shumë emocione ndaj Zvicrës në ndeshjen hapëse të aventurës së kuqezinjve në Francë.

“Takimi me Zvicrës do të jetë shumë emocionues, sepse i njoh të gjithë lojtarët kundërshtarë, por kur të bjerë bilbili do te jap maksimumin për t’i mundur. Me 4 lojtarë të Zvicrës kam luajtur te Baseli, i kam shumë miq.”

Gashi nuk heziton të bëjë llogaritë për ndeshjet e grupit A, ku Shqipërinë e sheh në fazën tjetër.

“Është shumë e rëndësishme ta nisim mbarë me fitore, sepse do të kemi moral më të lartë. Shpresoj të grumbullojmë 7 pikë. Duhet të japim maksimumin dhe në të 3 ndeshjet “, u shpreh Gashi
Shtuar më 26/05/2016, ora 13:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori