Gashi largohet nga Colorado, mbetet pa ekip
Shkëlzen Gashi ka qenë pjesë e Colorado Rapids këto 3 sezonet e fundit.

Megjithatë klubi ka vendosur që ta largojë sulmuesin shqiptar. Pak ditë më parë Gashi u rikthye duke shënuar gol, megjithëse paraqitjet e tij janë kushtëzuar edhe nga dëmtimet.

Tashmë sulmuesi është pa ekip dhe i duhet të gjejë një skuadër për sezonin e ri, pasi MLS starton ditën e sotme.

"Colorado Rapid njofton se sulmuesi është hequr nga lista e futbollistëve për këtë sezon dhe nuk është më pjesë e skuadër", shkruhej në njoftimin e klubit.

Gashi ka humbur terren edhe për sa i përket kombëtares, pasi që pas Europianit në Francë ai nuk ka marrë më një ftesë nga kuqezinjtë.

Shtuar më 02/03/2019, ora 09:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori