Gasperini: Gomez i ka dhënë shumë Atalantas
Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini ka thënë se kapiteni Papu Gomez i ka dhënë shumë klubit.

Gomez udhëtoi në Spanjë që të kryejë testet mjekësore te Sevilla dhe do largohet pas një zënke me trajnerin.

Pavarësisht raporteve të këqija, Gasperini ka falënderuar argjentinasin dhe i ka uruar suksese.

"I ka dhënë shumë Atalantas. i ka ndihmuar të rritet".

"Besoj që skuadra tani është në pozitë që të ecën vetë dhe të përmirësohet. I uroj më të mirat".

"Është transferuar te një skuadër e fortë që luan në Ligën e Kampionëve. Është fazë e mirë për të, eksperiencë e mirë. I uroj më të mirat", tha ai.

Gomez me Sevillan do nënshkruajë kontratë trevjeçare me vlerë tre milionë euro për sezon.
Shtuar më 26/01/2021, ora 16:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori