Gasperini i jep zemër skuadrës: Me PSG-në do kualifikohemi, e gjithë Italia bën tifo për ne
Atalanta luan nesër ndeshjen ndaj PSG-së në Champions. Kjo mund të jetë ndoshta sfida më e rëndësishme në historinë 112-vjeçare të klubit italian. Por tifozët shpresojnë në një kualifikim historik.

Trajneri i Atalantës, Xhan Piero Gasperini, ka folur në konferencën për shtyp.

"Nuk kemi luajtur kurrë më parë në një stadium kaq të jashtëzakonshëm. Mëkat që nuk do ketë tifozë. Mendonim se Juventusi do kualifikohej, por kemi mbetur vetëm ne skuadër italiane në Champions. PSG është një skuadër e madhe që dominon prej vitesh në Francë. Ne kemi shumë besim se do të kualifikohemi. Di që nuk luan Di Maria pasi është i pezulluar. Kënaqësia është e madhe që po luajmë në këto nivele, por ne duhet të jemi të përqendruar vetëm tek kjo ndeshje.

Ne do të jemi pak a shumë si kombëtarja, e gjithë Italia do bëjë tifo për ne. Uroj të bëjmë mirë dhe shpresoj të na shtyhen pushimet", përfundoi Gasperini.
Shtuar më 11/08/2020, ora 20:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori