Gasperini i paqartë rreth të ardhmes së Sneijder
Trajneri i Interit, Gian Piero Gasperini ka thënë se e ardhmja e lojtarit të tij, Sneijder është e paqartë pas humbjes në finalen e Superkupës kundër Milanit me rezultat 2-1.

"Unë ende nuk e di se çfarë do të bëhet rreth së ardhmes së Sneijderit, ne do të mendojmë për këtë gjë javën e ardhshme nëse ka diçka rreth tij", tha Gasperini në konferencë për shtyp mbas ndeshjes kundrejt Milanit.

Klubi që është interesuar më shumë për Sneijder është Manchester United pasi holandezi shihet si një zëvendësim perfekt për legjendës e Djajve të Kuq, Paul Scholes i cili është larguar nga futbolli. /albeu.com/
Shtuar më 06/08/2011, ora 19:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori