Gasperini: Milan? Jemi në të njëjtin nivel, ne ëndërrojmë Champions League
Fitorja e Atalantës 2-1 përballë Napolit e ka bërë akoma edhe më drithëruese garën kualifikuese për në Champions League teksa të dyja skauadrat tashme numurojnë nga 56 pikë secila.

Në një reagim për "Sky Sport", Gian Piero Gasperini është shprehur i kërnaqur me lojën e skuadrës së tij.

"Kemi luajtur kundër një skuadre shumë të fortë. Napoli ka luajtur një ndeshje të madhe dhe na ka vendosur shumë nën presion, sidomos në gjysmën e parë të sfidës", tha 61-vjeçari.

Milan? Jemi në të njëjtin nivel. Ne ëndërrojnë të renditemi para Milanit dhe të sigurojmë kualifikimin në Champions League.

Objektivi? Sigurisht kualifikimi në Champions League do të ishte i pabesueshëm dhe një sukses i madh për ne, por edhe një finale në Kupën e Italisë do të ishte e mrekullueshme. Qëllimi ynë është të jemi në Europë sezonin e ardhshëm.
Shtuar më 23/04/2019, ora 10:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori