Gasperini shpërthen ndaj sistemit VAR: Ka dështuar totalisht këtu
VAR kryesisht në Angli dhe Itali deri tani nuk ka funksionuar mirë. Madje, ka shtuar edhe më shumë polemikat për përdorimin e teknologjisë në futboll.

Trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini, mendon se VAR nuk duhet përdorur fare, sepse vetëm ka prishur punë. Sipas tij, teknologjia po kthehet në një problem dhe ka dështuar. Nëse ju kujtohet, në ndeshjen e Kupës së Italisë mes Milanit dhe Juventusit, u akordua një penallti shumë e dyshimtë për bardhezinjtë dhe Gasperini është bazuar edhe tek ai episod në deklaratën e tij më të fundit.


“Mendoj se kanë ndodhur shumë gabime arbitrare. Janë krijuar shumë dyshime mbi dobinë e VAR-it. Sipas meje, teknologjia ka dështuar krejtësisht. Qëllimi ishte të siguronte drejtësi, por po ndodh e kundërta”, është shprehur Gasperini.
Shtuar më 15/02/2020, ora 23:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori