Gati kontrata e re, Messi përjetësisht te Barcelona
Lionel Messi është padyshim futbollisti më i mirë që ka pasur Barcelona në histori të klubit, por jo vetëm.

Ajo që po e shqetëson Barcelonën është kontrata e tij e cila skadon në verën e vitit 2021.

Palët kanë pasur disa bisedime për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2023, por që as klubi e as agjentët e lojtarit nuk po ngutën për një gjë të tillë.

Mundo Deportivo ka raportuar se Barcelona është gati të marrë vendimin për mos ta humbur Messin.

Barcelona është gati t’i ofrojë një kontratë të përjetshme Messit dhe një flet të bardhë ku ai do të vendosë vet për kushtet. /albeu.com/
Shtuar më 27/07/2019, ora 14:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori