Gati oferta e Manchester United për Icardin
Ai i Mauro Icardit është emri më i nxehtë në merkaton e Interit. Bisedimet mes sulmuesit argjentinas dhe klubit zikaltër për rinovimin e kontratës vazhdojnë, por edhe klube të tjera kanë filluar punën.

Sipas asaj që shkruan "Daily Express", pas Chelsea-t, edhe Manchester United po mendon seriozisht transferimin në Premier League të Icardit, mbi të gjitha në rast largimi të Radamel Falcaos.

"Djajtë e Kuq" mund të paguajnë deri në 40 milionë euro për të bindur Interin, një ofertë që nëse do të bëhej zyrtare do të merrej në konsideratë nga drejtuesit e klubit milanez. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2015, ora 12:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori