Kohët e fundit është përfolur për një largim të CR7 nga Juventusi në fund të sezonit, aq sa "Marca" raportoi javën që lamë pas se portugezi i kishte "shkelur syrin" Realit, ndërsa nuk përjashtohej as një
rikthim te Man
United shkruan Albeu.com.
Megjithatë, sot "SportMediaset" raporton se CR7 nuk do të largohet nga
Juve, madje e klubi "bardh e zi", po negocion me lojtarin për rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2022.
"Zonja e Vjetër" është e gatshme t'i ofrojë kontratë dyvjeçare për ta mbajtur atë në Torino deri në vitin 2024.
/albeu.com/
Shtuar më 23/11/2020,
ora 13:14