Gati shkëmbimi Kaka-Boateng
Ricardo Kaka kërkon të largohet nga Real Madrid për t’u kthyer te Milani. Mirëpo dëshira e brazilianit bie ndesh me kërkesat ekonomike të klubit madrilen, i cili 3 vite më parë shpenzoi për brazilianin 67 milionë euro. Gjithsesi, ekziston mundësia që madrilenët të pranojnë transferimin e Riky-t në Milano. Gjithmonë nëse në tratativa përfshihet mesfushori Kevin Prince Boateng, i cili i pëlqen shumë trajnerit Jose Mourinho.

Fakti që mund ta shtyjë presidentin Florentino Prez t’ia plotësojë dëshirën Milanit dhe Kaka është paga e brazilianit, i cili nëse do qëndrojë në Madrid do u kushtojë spanjollëve 33 milionë euro gjatë 3 viteve në vazhdim. Shumë për një futbollist që lihet në stol nga "Specila One". Pikërisht ky fakt mund t’i japë jetë transferimit të brazilianit te Milani.

Sipas mediave spanjolle dhe atyre italiane, Real Madrid i ka dhënë miratimin e vet brazilianit për të gjetur një sistemim tjetër. Dhe duke qenë se menaxheri i tij dhe futbollisti dëshirojnë klubin e "Djallit", atëherë janë të shumta shanset që Kaka të rikthehet në shtëpinë e vjetër kuqezi.

Ndërkaq, milanistët kanë nisur bisedimet me babanë e ish-numrit 22, i cili u ka premtuar se fantazisti 30-vjeçar është gati të përgjysmojë rrogën vetëm për t’u rikthyer në Milanello.

Gjithsesi, gjatë ditëve në vazhdim priten zhvillime të reja. /albeu.com/
Shtuar më 23/06/2012, ora 12:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori