Gati të fillojë Liga e Kampioneve dhe Europës, lojtarët në fushë me fanela të reja (VIDEO)
Të gjitha skuadrat që do të impenjohen këtë muaj në kompeticionet e UEFA-s do të kenë fanela me një ndryshim të ri.

Nëpërmjet një komunikate zyrtare, institucioni përfaqësues i futbollit europian raporton se në uniformat e futbollistëve do të shkruhet “Faleminderit!”.

E gjitha kjo bëhet në kuadrin e fushatës sensibilizuese me të gjithë punonjësit e shërbimit shëndetësor, sanitar, etj që po përballen prej muajsh të tërë me koronavirusin.

Në këtë periudhë dramatike për njerëzimin mjekët janë heronjtë kryesorë që po luftojnë për shpëtimin e jetës së shumë njerëzve dhe futbolli ka vendosur t’i falenderojë për të gjithë sakrificat e bëra.
Shtuar më 04/08/2020, ora 11:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori