Gattuso bëhet me punë të re, merr drejtimin e këtij ekipi gjatë kësaj jave
Në një zhvillim të papritur, raportohet se Napoli do ta emërojë ish-trajnerin e Milanit, Gennaro Gattuso në krye të skuadrës.

“CalcioNapoli24” raporton se Gattuso do të jetë trajneri i ri i Napolit nga e mërkura, duke e zëvendësuar Carlo Ancelottin.

Napoli është duke kaluar nëpër një formë të dobët këtë edicion dhe momentalisht zë pozitën e shtatë me 21 pikë.

Gattuso ishte larguar nga Milani në fund të edicionit të kaluar pas dështimit për ta kualifikuar klubin kuqezi në Ligën e Kampionëve.
Shtuar më 09/12/2019, ora 17:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori