Gattuso del hapur: Nuk e kam ekpseriencën e Wengerit
Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso është i vetëdijshëm se tekniku i Arsenlait, Arsene Wenger është me mëshumë ekpseriencë në të tilla ndeshje.

Në prag të sfidën me Arsenalin ai vlerëson pozitivisht karrierën e teknikut francez, i cili ka një ekperiencë 21 vjeçare me Arsenain.

“Nuk është një sfidë me të, sepse në këtë drejtim nuk është një garë”, tha Gattuso në konferencën për shtyp para ndeshjes.

“Ai ka fituar shumë në karrierën e tij. Ai ka menaxhuar të njëjtin klub për 21-22 vjet. Rruga ime është ende shumë e gjatë”.

“Do të jetë një ndeshje interesante, me një filozofi të re si e imja kundër përvojës së tij. Ai pëlqen të luajë në posedimin e topit. Unë do ta përshëndes dhe do të vë veten në qoshe, por nuk ka krahasim që mund të bëhet”.

“Unë kam luajtur në ndeshje si kjo kur kam qenë lojtar, por çdo gjë tani është ndryshe. Krahasuar me Wengerin, unë jam në ekipin e fëmijëve, unë vetëm sa kam filluar ndërsa ai është duke stërvitur ekipe për 30 vjet”.

“Ne jemi duke u përgatitur, Arsenali është një ekip me shumë teknik që nuk i pëlqen tranzicionet në mbrojte. Ne do të duhet t’i bëjmë ata që të vuajnë në mënyrë që të vrapojnë kur e kemi ne topin”, tha italiani./albeu.com/
Shtuar më 07/03/2018, ora 17:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori