Gattuso dorëzohet: Milani nuk ka shpirt, s’duhet të godas lojtarët
Trajneri i Milanit, Genaro Gattuso, ka folur për mediet në prag të ndeshjes kyçe të së dielës ndaj Torinos.

"Nuk po kalojmë një moment të mirë, po vuajmë dhe kritikat janë të drejta. Çfarë është problemi?

"Më parë kur kemi pasur probleme kishim shpirt, tani e kemi humbur edhe atë. E dinim si të vuanim kur gjërat nuk shkonin mirë.

"Mund të luash keq, por kur ndodh diçka e keqe duhet të reagojmë.

Një trajner nuk mund t’i godasë lojtarët, ai nuk ka të drejtë ta bëjë këtë gjë. Ata duhet ta kuptojmë se mund të bëjmë më shumë. Ndaj Torinos do të jetë një ndeshje e vështirë.
Shtuar më 27/04/2019, ora 16:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori