Gattuso e mbyll me Milanin, italiani mund të ulet në stolin e Newcastle
Milani nuk po kalon aspak një moment të mirë këtë sezon.

Kuqezinjtë rrezikojnë seriozisht zonën Champions për sezonin e ardhshëm dhe nëse nuk e arrin këtë objektiv Gattuso me shumë mundësi do të largohet nga Milani.


Mediat në Itali kanë zbuluar se Gattuso ka darkuar në një restorant me agjentin e njohur Jorge Mendes. Kjo ka ndodhur para dy javësh, pas ndeshjes Juve-Milan.

Ndër të tjera, "La Gazzetta dello Sport" ka bërë me dije se Gattuso i ka kërkuar Mendesit që të jetë i përgatitur për t’i gjetur një klub për sezonin e ardhshëm nëse gjërat nuk shkojnë në drejtimin e duhur për të.

Newcastle është një alternativë për trajnerin italian, klub që mendohet se ia ka parashtruar si ide agjenti.
Shtuar më 23/04/2019, ora 10:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori