Gattuso fajëson këtë lojtar tek goli i Brignolit
Pëlqej
Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ka treguar se cili futbollist i tij ka qenë fajtor për golin e portierit të Beneventos, Brignoli

Gennaro Gattuso e ka pranuar haptazi se Ignazio Abate ka qenë fajtori kryesor për golin e portierit Brignoli në barazimin 2-2 me Beneventon.

“Nuk është e lehtë të kontestosh një pikë të marrë në mënyrë të tillë, por ai gol i Brinjolit ishte gabimi i Abates”, tha Gattuso gjatë konferencës për media para ndeshjes me Rijeka.

Ai po ashtu foli edhe për ndeshjen e nesërme në Europa League, ku e pranoi se do t’i pret një ndeshje e vështirë. /albeu.com/
Shtuar më 07/12/2017, ora 00:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori