Gattuso flet pas kualifikimit: Djemtë dhanë maksimumin
Gennaro Gattuso ka folur për “"MilanTV" pas ndeshjes që ekipi kuqezi ka fituar kundër Sampdorias dhe u kualifikuan për në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Cutrone ishte heroi i ekipit që drejtohet nga trajneri italian me dy gola në minutat e 102-të dhe 108-të.

Djemtë janë të mirë, ka shumë momente të vështira. Sot Kutrone dhe Konti na dhanë kualitet. E dinim, nuk do të ishte e lehtë të luaje kundër Sampdorias. Më pëlqeu mbrojtja. Ishte një ndeshje e mirë, jam i lumtur për mënyrën se si djemtë ndihmonin veten. Ishte një paraqitje pozitive. Jemi të kënaqur me paraqitjen që kemi bërë”, tha ai pas ndeshjes.

Gjithashtu Gattuso foli për situatën “shterpë” që po përjeton Higuaini.

"Higuainin e pashë të gjallë, mori pjesë në manovrat e skuadrës dhe gaboi pak. I mungoi goli, por më pëlqyen të gjithë. Tani ai është lojtar i Milanit dhe ne e mbajmë fort atë, por kur një lojtar bën zgjedhjet, gjithashtu është e vështirë për t’u bindur. Gjithsesi, me të kam një raport të tillë që i themi gjërat hapur, ka ndershmëri të madhe. Ne do t’i themi gjërat troç dhe dua të njëjtin qëndrim edhe prej tij."-përfundoj ai.
Shtuar më 13/01/2019, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori