Gattuso hedh pas krahëve problemet me Bakayokon
Gennaro Gattuso ka dalë sot në konferencë për shtyp duke folur rreth ndeshjes Fiorentina-Milan, por edhe luftës për Champions, skuadrën dhe rastin "Bakayoko".

Duke folur për ndeshjen e radhës, Gennaro Gattuso komentoi edhe momentin me Tiemoue Bakayokon.

Në minutën e 27’, Lucas Biglia u dëmtua dhe Gattuso tha se deshi ta fusë në lojë mesfushorin francez, por ai u vonua me përgatitje dhe legjenda e Milanit u irritua, duke e inkuadruar në lojë Jose Maurin.

Më pas, ata u panë duke diskutuar me njëri-tjetrin, dhe Gattuso i irrituar, kishte thënë: "Me të do të sqarohem në dhomën e zhveshjes, në gjuhën time, diçka që nuk e bëj dot në televizion".

Tnai duket se gjithçka është mbyllur: "Nuk mbaj mëri! U sqaruam dhe kaq".

"Këtë javë është folur më shumë për çështjen Bakayoko se sa për fitoren ndaj Bolognas. Djemtë janë stërvitur ashtu si duhet, ndaj Fiorentina është e vështirë. Nuk kam asgjë për t’i dhënë Montellas", tha Gattuso.

"Duhet që të gjithë të ndjejnë besim. Nuk kam nevojë që të jem i përkëdhelur, nuk më pëlqejnë… Më pëlqen ndonjëherë të jetoj dhe qëndroj aty ku ka bordello, nuk ndihem një i huaj kur ka atmosferë të tensionuar. Përkëdheljet i duan lojtarët, që të japin më të mirë".

"Champions? "Të mendojmë për veten, mos bëjmë llogari. Nuk ka llogari. Nuk ishte e nevojshme të shihja Champions për të kuptuar se ka përmbysje të mëdha. Edhe Genoa, që lufton për mbijetesë, do të bëjë të sajën (referuar ndeshjes me Atalantan). Ne duhet të fitojmë ndeshjet tona". /albeu.com/

Shtuar më 10/05/2019, ora 21:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori