Gattuso: Higuain mund të largohet nga Milani
Gennaro Gattuso ka konfirmuar se Gonzalo Higuaini dëshiron ta braktisë Milanin për t’iu bashkuar Chelseat në Premier League, duke thënë se argjentinasi tashmë ka vendosur dhe është vështirë t’ia ndryshojë mendjen.

“Ne kemi lidhje të sinqertë, dhe njerëzve ua themi gjërat në sy. Kur një lojtar e bën zgjidhjen e tij, atëherë është e vështirë t’ia ndryshosh mendjen. Mund të tentosh ama”, tha Gattuso.

Chelsea është duke kërkuar Higuainin, ku argjentinasi do të ribashkohej me trajnerin Maurizio Sarri, nën urdhrat e të cilit luajti te Napoli në të kaluarën. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2019, ora 22:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori