Gattuso: Higuain nuk ka kërkuar që të largohet
Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, ka pohuar se Gonzalo Higuain nuk i ka thënë asnjëherë se dëshiron të largohet nga San Siro.

“Vendimet e mia i bazoj në mënyrën si stërviten lojtarët gjatë javës dhe si angazhohen me stafin dhe me bashkëlojtarët”.

“Tani për tani, më duhet t’i përsëris fjalët e njëjta: Ka shumë thashetheme, por Higuaini po stërvitet mirë, po punon me të gjithë dhe është në dispozicionin tonë”.

“Nëse luan, është për shkak se unë mendoj se është në formë të mirë dhe i relaksuar. Ose është aktor i mirë ose është vërtet me këtë skuadër, ai flet vazhdimisht dhe bën shaka me bashkëlojtarët”, është shprehur Gattuso. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2019, ora 22:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori