Gattuso i nervozuar në konferencën për shtyp: Kemi prekur fundin
Para ndeshjes me Bolognën në ‘Dall’Ara’, Genaro Gattuso ka dalë në konferencë për shtyp i nervozuar dhe nuk i kurseu kritikat për lojtarët e tij. Trajneri tha se është e papranueshme që skuadra të mos fitojë prej më tepër se 40 ditësh, ndërsa theksoi se heqja e ditës së pushimit, ishte minimumi që mund të jepte si dënim.

“Me Beneventon kemi prekur fundin. Nuk duhet të lejojmë të vijojë kjo situatë, pasi nuk fitojmë prej 40 ditësh. Shakatë janë mbaruar tashmë dhe me Bolognën duhet të rikthehemi patjetër te fitorja, pasi alibitë kanë mbaruar tashmë dhe jemi të përgjegjshëm për këtë. Heqja e ditës së pushimit, ishte minimumi që mund të bëja pas asaj situate dhe nuk më intereson nëse ndonjërit nuk i pëlqen”, deklaroi trajneri i Milanit.

“Ne duhet të bëjmë lojën tonë dhe jo t’i përshtatemi kundërshtarit. Vërej që kemi cilësi mjaftueshëm për t’ia dalë, por problemi është më shumë psikologjik. Nëse izolon për 90 minuta Higuainin, nuk është normale që në ndeshjet në vijim, të pësosh nga futbollistë normalë. Calhanoglu ka cilësi të veçanta dhe një grintë për t’u admiruar. Më vjen mirë që la pas problemet dhe do të jetë në dispozicion”, u shpreh Gattuso. /albeu.com/
Shtuar më 28/04/2018, ora 17:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori