Gattuso i prerë për kalimin e Koulibaly te Man.City: Të paguajnë çmimin që dëshiron Napoli
Manchester City vazhdojnë të jenë në kërkim të Kalidou Koulibaly.

Koulibaly është në mesin e mbrojtësve me formën më të lartë në sezonet e fundit në top kampionatet evropiane.

Por, për largimin e tij, Napoli nuk do të zbres kërkesat aspak, të paktën sipas fjalëve të Gennaro Gattuso.

"Koulibaly ka një çmim të caktuar", ka thënë Gattuso.

"Nëse ky çmim nuk arrihet, atëherë ai nuk do të largohet nga skuadra", ka shtuar trajneri italian.

Kalidou Koulibaly mbrëmë ka luajtur me fanellën e Napolit, në tandem me mbrojtësin e Kosovës, Amir Rrahmani.
Shtuar më 12/09/2020, ora 09:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori