Gattuso ironizon Barcelonën: Nuk bëri asgjë, shkojmë në "Camp Nou" për kualifikimin
Gennaro Gattuso thotë se Barcelona nuk bëri asgjë kundër Napolit.

Ai beson se Barcelona e ndëshkoi Napolin në gabimin e vetëm që skuadra e tij e bëri në mbrojtje gjatë ndeshjes.


“Ata nuk na rrezikuan. Ata shënuan nga një gabim i yni. Ne mund të kishim bërë më mirë në disa kundërsulme, por ekipi bëri atë që duhej të bënim. Ne i lejuam atyre shumë pak mundësi”, tha trajneri për Sky Sport Italia pas takimit.

“Jam pak i zhgënjyer që nuk krijuam më shumë, por një lodhje e vogël mund të ndodhë kur ju punoni kaq shumë. Fatkeqësisht, nuk mund të bësh një gabim të vetëm kundër Barcelona. Natyrisht, kualifikimi është ende i hapur për ne si mundësi, ne do të kemi kohë për t’u përgatitur për ndeshjen e dytë dhe e dimë që atyre do t’ju mungojnë Sergio Busquets dhe Arturo Vidal.”“Detyra jonë është të shkojmë atje dhe të luajmë për kualifikim. Napoli ka shumë lojtarë të fortë, Barcelona ka diçka më shumë, por nëse luajmë me fokus, atëherë mund t’i kemi shanset tona”, përfundoi ai.
Shtuar më 25/02/2020, ora 23:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori