Gattuso: Kessie-Biglia, humbja më e shëmtuar për mua
Trajneri i Milan-it, Gennaro Gattuso, ka folur për "Sky Sport" në përfundim të ndeshjes së humbur kundër Inter-it.

Për ndeshjen: "Inter ka bërë më mirë se ne në pjesën e parë, në të dytën kemi ndryshuar, kemi bërë pak më mirë. Duhet të kemi karakteristikat e duhura për të bërë një presing të lartë. Soto kemi vuajtur pasimet e tyre në vertikale, që kalonin 5/6 lojtarë njëherësh".

Për ekipin dhe episodin Kessie-Biglia: "Nuk duhet të ndryshojë asgjë, pas golit të dytë të Inter-it mund të kishim pësuar edhe të tjerë. Ata janë një skuadër shumë e fortë, jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës. Skuadra është e gjallë, kemi luftuar, por më vjen keq për imazhin që është parë në momentin e daljes së Kessie".

"Ka qenë humbja më e shëmtuar për mua. Ka diçka që nuk shkon. Po vuajmë në këto vite, sepse duhet të ketë respekt për të gjithë, nuk ka qenë një skenë e bukur. Ka qenë një humbje e dyfishtë, në fushë dhe jashtë saj. Përgjegjësia është e imja. Do të flas me këta lojtarë".

Për paraqitjen: "Nuk mund t'i lejojmë hapësira kundërshtarit, duhet të mbyllemi, sot kemi gabuar në këtë aspekt". /albeu.com/

Shtuar më 17/03/2019, ora 23:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori