Gattuso: Këtu marr kritika çdo ditë, sikur të ishim të fundit në tabelë
Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, ka folur për situatën e fundit që lidhnin atë me një shkarkim të mundshëm dhe për mundësinë e rinovimit të kontratës së tij.

Ditë më parë, mediat italiane thoshin se Gattuso do shkarkohej nga pozita e trajnerit dhe në vend të tij ishte gati të vinte Rafael Benitez.

Por, pas disa ditësh të "trazirave", lajmi për besimin e bordit në Gennaro Gattuson u dha dhe kjo qetësoi gjërat.

Gattuso nuk u shpreh i kënaqur me zhvillimet e fundit, ku kritikoi zyrtarët e klubit dhe pati disa fjalë edhe për presidentin Aurelio De Laurentiis.

"Unë marr kritika nga çdo anë çdo ditë, më duket sikur jemi të fundit në tabelë, është ë vështirë", tha ai.

"Ka zëra nëpër media, edhe pse nuk i lexoj por duhet të bëj punën time. Nuk punohet kështu, duhet seriozitet", shtoi ai.

"Filloi një muaj më parë, dëgjova gjëra të tmerrshme për mua nga persona që punonin këtu me vite. Dëgjova zëra se jam i pa edukatë, që jam duke vdekur dhe që nuk mund të bëj punën e trajnerit", tha Gattuso.

"Unë mund të firmos për 10 vite, por kështu jo. Unë jam i lidhur me emocionet e mira dhe dua ta bëj punën time ashtu si di. Pastaj, nëse kam gabuar unë apo ka gabuar Aurelio (De Santiis) nuk e di! Kur ndihem mirë, unë jap më të mirën", përfundoi Gennaro Gattuso.
Shtuar më 01/02/2021, ora 09:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori