Gattuso: Kjo është gjëja që më irritoi me shumë se sa humbjen


Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso në një deklaratë për mediat menjëherë pas ndeshjes me Interin ka deklaruar se nuk është humbja ajo që e ka irrituar më shumë por sherri mes mesfushorëve Franck Kessie dhe Lucas Biglia në stolin e rezervave.

Mes 22-vjeçarit nga Bregu i Fildishtë, Kessie, dhe argjentinasit 33-vjeçar Biglia u desh të ndërhynin shokët e skuadrës, në mënyrë që t’i jepej fund dramës së shfaqur brenda dhe jashtë fushe gjatë derbit të shumëpritur të “Madonninës”, mes dy rivalëve të qytetit të Milanos.

Kessie, i cili u zëvendësua në pjesën e dytë, u irritua për diçka që tha Biglia nga pankina, e në përpjekjen e tij për t’iu kundërpërgjigjur argjentinasit u ndal nga shokët e skuadrës.

“Humbja që më lëndon më shumë ishte pikërisht rasti i Kessie dhe momenti që pashë çfarë po ndodhte në stol”, tha Gattuso, ekipi i të cilit i dha fund kështu një ecurie prej 5 fitoresh radhazi në kampionat. “Nuk mund ta pranoj atë që ndodhi, të paktën për mënyrën sesi e shoh unë futbollin, grupin dhe etikën në skuadër. Këtu duhet shfaqur respekt për cilindo, ndaj ajo që ndodhi ishte e papranueshme. Për mua është një humbje e dyfishtë, për të cilën do të them edhe unë fjalën time në ditët në vijim”, paralajmëroi Gattuso. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2019, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori